Vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur të zgjasin mandatin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, deri në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në kumtesën e NATO-s, aleatët kanë zgjatur deri në vitin 2022 mandatin sekretarit të përgjithshëm, që parashihej të përfundonte më 30 shtator të vitit 2020.
Stoltenberg citohet në kumtesë të ketë thënë se ndihet krenar për vendimin.
“Pres me padurim të punoj me aleatët në modernizimin e NATO-s, në këtë kohë kur përballemi me sprovat më të mëdha të sigurisë”, ka thënë Stoltenberg.
Stoltenberg, mandati i të cilit është vazhduar dy herë deri më tani, mori postin e shefit të aleancës më 1 tetor 2014 nga paraardhësi i tij Anders Fogh Rasmussen. Mandati i tij për herë të parë u vazhdua në vitin 2017.
Stoltenberg, sekretari i 13-të i përgjithshëm i NATO-s dhe i vetmi norvegjez në këtë post, ishte kryeministër i Norvegjisë në periudhën mes viteve 2000-2001 dhe 2005-2013.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida