Një drejtues autobusi shkolle ka bërë një gjest të padëgjuar më parë, në shenjë revolte për një çështje tejet të ndjeshme në Itali dhe jo vetëm, gjatë viteve të fundit.
Ka ndalur autobusin që po drejtonte, në të cilin kishte 51 studentë gjimnazi, i ka zbritur një e nga një të gjithë dhe më pas i ka vënë zjarrin.
Ngjarja ka ndodhur në “San Donato Milanese” të qytetit të Milanos. Drejtuesi, një 47-vjeçar me origjinë senegaleze dhe me nënshtetësi italiane është arrestuar nga policia. Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i dëmtuar, por 12 gjimnazistë janë dërguar në spital për shkak intoksikimi nga tymi.
Në spital përfunduan edhe dy të rritur, sikurse edhe shoferi i autobusit. Nga hetimet paraprake rezulton se shoferi, përpara se t’i vinte zjarrin autobusit ka thirrur me zë të lartë: Dua t’i japim fund, duhen ndalur medoemos viktimat në Mesdhe!
Autori i kësaj ngjarjeje quhet Ousseynou Sy, senegalez i kthyer në italian në vitin 2004, me precedentë të mëparshëm penalë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, madje në një rast edhe për dhunë seksuale ndaj një minoreneje.
Thuhet se shoferi duhej të shoqëronte dy klasat e gjimnazistëve të shkollës “Vailati di Crema” në palestër, por ka devijuar rrugë. Siç rrëfejnë dëshmitarët në bord, në një moment ai kishte nisur të bërtiste, tregoi një shishe benzine dhe një çakmak, duke thënë madje se “tani duhet të shkojmë në aeroport”.
Ka qenë një prej nxënësve në bord që ka mundur të telefonojë numrin e emergjencave 112, e pas këtij gjesti karabinierët janë gjendur në vendngjarje shumë shpejt. Ata ndalën autobusin, por nga ky moment nisi edhe zjarrvënia./tch
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve