Një person është trajtuar nga Shërbimi Sekret amerikan pasi i vuri vetës flakën para Shtëpisë së Bardhë.
Në një video të postuar online nga vendi i ngjarjes tregon burrin nën flakë gjersa makinat kalonin pranë, transmeton portali arbresh.info.
Shërbimi Sekret konfirmoi incidentin, duke theksuar që i ishte dhënë ndihma e parë nga zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Parkut dhe Policisë së Parkut.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 12:00 të kohës lokale. Ai u trajtua për plagët në vendin e ngjarjes para se të dërgohej në spital.
“Mund të konfirmoj që kemi dërguar një pacient me djegie në Ellipse dhe tani jemi në vendngjarje duke ndihmuar forcat e rendit”, tha një zëdhënës për Departamentin e Zjarrfikësve në Uashington./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës