Dënimi i një pedofili është ulur pasi ai ishte ankuar që nuk mund të komunikojë me askënd, sepse ai është memec.
Emigranti nga Egjipti Gamal Demain, 51 vjeçar që është po ashtu memec, u dënua me 20 vjet burgim pasi kishte sulmuar tri vajza nën moshën tetë vjeçare, transmeton portali arbresh.info
Ai u burgos tetorin e kaluar në burgun Kingston Crown në jugperëndim të Londrës, pasi u dënua për ngacmim seksual dhe përdhunim.
Gjykata e Apelit konsideruan se Demian, i cili ishte zhvendosur në Londër në vitin 2004, si mjaft i “rrezikshëm” ku, sipas tyre njëri nga sulmet e tij kishte ndodhur sa ai ishte në paraburgim.
Por gjykata uli dënimin e tij në 18 vjet pasi ai ndihej i “izoluar” brenda burgut .
Avokatja e tij Judith Benson tha: “Çdo ditë në burg do të jetë shumë stresuese dhe e rëndë për të”.
Ajo poashtu theksoi që dhunuesi, kaloi një kohë mjaft të vështirë për shkak të paaftësisë së tij për të dëgjuar televizorin ose për të biseduar me të burgosurit e tjerë.
Gjykatësja Adele Williams tha: ”Ulja e dënimit te akuzuarit është bërë për shkak të mos aftësisë së tij për te dëgjuar”./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...