Marcos Rodriguez Pantoja dikur ishte “Mogli” i vargmaleve spanjolle Sierra Morena, por jeta ka ndryshuar shumë që atëherë.
Tani 72 vjeçari jeton në një shtëpi të vogël e të ftohtë të Rantes, në provincën galiciane të Ourense, transmeton portali arbresh.info.
Kujtimet e tij të fundit të lumtura ishin nga fëmijëria e tij me ujqërit. Këlyshët e pranuan atë si vëlla, ndërsa ujkonja e cila e ushqente ia mësoi kuptimin e mëmësisë.
Ai flinte në shpellë bashkë më lakuriqët, gjarpërinjtë dhe drerët, duke i dëgjuar teksa klithnin e ulërinin. Së bashku ata i mësuan atij se si të mbijetojnë. Falë tyre, Rodríguez mësoi se cilat manaferrat dhe kërpudhat ishin të sigurta për t’u ngrënë.
Sot, ish-djali ujku, i cili ishte 19 vjeç kur u zbulua nga Garda Civile dhe u largua nga shtëpia e tij natyrore, lufton me ftohtësinë e botës njerëzore. Është diçka që nuk e prekte aq shumë, kur ai po vraponte zbathur dhe gjysmë i zhveshur me ujqërit.
“Këmbët mbaja vetëm kur dhembnin për shkak të borës”, kujton ai. “Kisha kaq shumë kallo në shputa saqë të godisja një gur ishte si të godisja një top”.
Pasi u kap, bota e Rodríguez u shpërbë dhe kurrë nuk ka qenë në gjendje të shërohet plotësisht. Ai është mashtruar dhe abuzuar, shfrytëzuar nga bosët në industrinë e mikpritjes dhe ndërtimit dhe kurrë nuk u riintegrua tërësisht në fisin njerëzor.
Ai lindi në Añora, në provincën Córdoba, në vitin 1946. Nëna e tij vdiq duke lindur kur ishte tre vjeç dhe babai i tij u largua për të jetuar me një grua tjetër në Fuencaliente. Rodriguez vetëm kujton abuzimin gjatë kësaj periudhe të jetës së tij.
Ai këmbëngul se jeta ka qenë shumë më e vështirë që kur u kthye në botën moderne.
Përvoja e tij ka qenë subjekt i studimeve të ndryshme antropologjike, libra nga autorë si Gabriel Janer dhe filmi i vitit 2010 midis ujqërve (Entrelobos) nga Gerardo Olivares./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...