Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Pireut në Greqi mëngjesin e ditës së sotme, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare.
Sipas raportimeve nga mediat greke, bëhet me dije se dhe vajza e cila mbeti e vrarë ishte me origjinë shqiptarë.
Pas vrasjes, një 25-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë publik, shkoi vetë në polici dhe u dorëzua.
Ai ka dëshmuar në polici se kishte vrarë partneren e tij 19-vjeçare pasi ishte xheloz për të dashurën. Fillimisht ka patur një sherr mes tyre, sipas raportimeve ngamediat greke që i referohen burimeve policore për dëshminë e 25-vjeçarit.
I riu shqiptar e ka qëlluar dy herë me pistoletë 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren.
Ai u ka treguar hetuesve grekë se pistoletën ua kishte marrë disa rumunëve një vit më parë.
Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori është arrestuar.
I riu punonte në një lokal nate, ndërsa viktima në një dyqan në lagjen “Kalithea” të Athinës.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për zbulimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të plota të ngjarjes tragjike.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...