I riu nga Pakistani vret aksidentalisht veten, gjersa po filmonte një video në një aplikacion

23:57 | 22 Qershor 2020
L G

Një 17 vjeçar në Karaçi të Pakistanit vdiq pasi qëlloi aksidentalisht veten gjersa po filmonte një video në aplikacionin e TikTok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i riu i identifikuar si Tanveer thuhet se po filmonte veten me telefon, ndërsa mbante pistoletën e babait të tij – raportohet se e gjithë ngjarja kishte ndodhur të dielën.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, trupi i të riut iu dorëzua familjes, raportojnë mediet lokale.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimin, ndërsa deklaroi se pistoleta të cilën e posedonte babai i viktimës ishte me leje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme