Një gruaje algjeriane i është refuzuar shtetësia franceze, pasi që refuzoi të shtrëngojë duart me një zyrtar.
Gruaja tha se “besimi fetar” nuk e lejon t’i japë dorën zyrtarit të gjinisë mashkullore në ceremoninë e shtetësisë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka bërë që qeveria franceze t’ia refuzojë shtetësinë nën arsyetimin se nuk ishte asimiluar në komunitetin francez, përkundër faktit që është martuar me një francez.
Ajo ka apeluar vendimin, mirëpo Gjykata Franceze e Apelit ia hodhi poshtë kërkesën.
Nën kodin civil francez, autoritetet mund të refuzojnë dhënien e shtetësisë dikujt që nuk është asimiluar, apo integruar në shoqërinë franceze. Zyrtarët e përdornin këtë arsye, duke thënë se refuzimi i saj për të marrë pjesë në gjest e dëshmoi këtë.
Gruaja algjeriane e quajti vendimin “abuzim të pushtetit”, por Këshilli i Shtetit e mbështeti vendimin./Arbresh.info/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...