Google ADS

I quajti deputët “autik”, kryemisnitrja e Rumanisë kërkon falje

21:08 | 16 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryeministrja e re e Rumanisë, Viorica Dancila, ka kërkuar falje pasi i quajti disa deputetë  rumunë të Parlamentit Europian si “autik”.

Ajo ka kërkuar falje publikisht për deklaratën e bërë gjatë një transmetimi televiziv dhe ka theksuar se nuk ka pasur për qëllim që të fyejë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, transmeton portali arbresh.info

Në intervistën e saj të parë televizive që ku morri postin si kryeministre në fund të janarit, ajo ka sulmuar ish-kolegët e saj.

“Këta njerëz janë informata të gabueshme. Ata e dinë realitetin, por nuk duan ta pranojnë, nuk duan ta shohin. Unë besoj se këta janë njerëz autik dhe nuk shohin qartë”, tha ajo.

Në lidhje me deklaratat e saj, kanë reaguar shoqatat për fëmijë, duke e quajtur deklaratën e saj fyese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme