Për shumicën e njerëzve, një udhëtim romantik me të dashurin/ën është një datë e regjistruar në kalendar, por jo për një burrë nga India.
Ideja për të është aq e pamundur, saqë u detyrua të shpikte një kërcënim me rrëmbim të tre avionëve vetëm për të mos udhëtuar me të dashurën e tij, të cilës i kishte premtuar një fluturim në Mumbai, një nga zonat më të zhvilluara të Indisë.
Vamshi Krishna dërgoi një email në policinë e Mumbait, ku paralajmëroi për një përpjekje për të rrëmbyer tre aeroplanë indianë javën e kaluar, ndërsa u arrestua nga policia e Hyderabad të enjten.
Ai dërgoi një email anonim duke e paraqitur veten si një grua indiane të shqetësuar, sipas të cilit kishte dëgjuar një grup prej 23 burrash që po komplotonin rrëmbimin e një sërë avionësh në aeroportin e Mumbai, Hyderabad dhe Chennai.
Aeroportet, më të frekuentuarit në Indi u vunë në alarm pas kërcënimit, ndërsa lajmi u përhap anë e mbanë botës.
Agjenti i udhëtimit Vamshi Krishna thuhet se i premtoi të dashurës së tij një udhëtim në Mumbai, por nuk ishte në gjendje të merrte guximin për t’i thënë asaj se nuk kishte para për ta realizuar premtimin, ndaj bëri një komplot të paimagjinueshëm për ta anuluar atë.
“Ai krijoi një situatë në mënyrë që fluturimet të anuloheshin,” tha komisioneri i policisë së Hyderabad, M. Mahender Reddy për “The Hindu”.
“Ai i premtoi të dashurës së tij që jeton në Chennai se do ta merrte atë në një udhëtim të këndshëm në Mumbai, por nuk kishte para për të rezervuar biletën”, shtoi komisioneri Reddy.
Krishna krijoi një biletë të rreme ajrore nga Chennai në Mumbai, në emrin e të dashurës së tij dhe ia dërgoi.
Ditën para se e dashura e tij të nisej, burri shkoi në një internet kafe dhe krijoi një adresë të rreme emaili duke dërguar mesazhin në postën e kërcënimeve të policisë së Mumbait.
Policia e gjeti shpejt adresën nga ishte dërguar emaili dhe identifikoi burrin.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...