Moti i nxehtë i shkaktuar nga ndotja e karbonit vrau gati 50.000 njerëz në Evropë vitin e kaluar, pasi kontinenti i vjetër po ngrohet me një ritëm më të shpejtë se pjesët e tjera të botës, sipas një studimi të fundit.
Të dhënat publikohen teksa zjarret kanë përfshirë pyjet jashtë Athinës, ndërsa Franca lëshoi paralajmërime për nxehtësinë dhe Britania e Madhe u përball me ditët më të nxehta të vitit.
Mjekët e quajnë nxehtësinë një “vrasës të heshtur” sepse ajo merr shumë më tepër jetë sesa mendojnë shumica e njerëzve. Shkalla e vdekshmërisë në vitin 2023 do të ishte 80% më e lartë nëse njerëzit nuk do të ishin përshtatur me temperaturat në rritje gjatë dy dekadave të fundit, sipas studimit të botuar në Nature.
Përpjekjet për të përshtatur shoqëritë ndaj valëve të të nxehtit kanë qenë efektive, tregon autorja kryesore e studimit, epidemiologia mjedisore, Elisa Gallo. “Por numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë është ende shumë i lartë”, paralajmëroi ajo. “Evropa po ngrohet me dyfishin e normës së mesatares globale”.
Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata dhe më të zakonshme pasi njerëzit kanë djegur lëndë djegëse fosile dhe kanë shkatërruar natyrën, duke bllokuar atmosferën me gazra që veprojnë si një serë dhe ngrohin planetin. Në nivel global, viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar dhe shkencëtarët presin që 2024-ta të zërë vendin e vitit të kaluar.
Shkencëtarët zbuluan se vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë në vitin 2023 ishte më e larta në Greqi, me 393 vdekje për një milion njerëz, e ndjekur nga Italia me 209 vdekje për një milion dhe Spanja me 175 humbje jetësh.
Në vitin 2003, një valë e nxehtë vrau 70,000 njerëz në të gjithë kontinentin dhe i shtyu zyrtarët të përpiqeshin të shpëtonin jetë duke ngritur sisteme paralajmërimi të hershëm dhe plane parandalimi. Por gati dy dekada më vonë, numri i vdekjeve nga nxehtësia rekord në vitin 2022, e cila mori më shumë se 60,000 jetë, i la studiuesit të pyesin se sa efektive kishin qenë masat.
Shkencëtarët modeluan efektet e nxehtësisë në shëndet për periudha të ndryshme kohore që nga fillimi i shekullit dhe vlerësuan se numri i vdekjeve të vitit të kaluar ishte 47,690. Ata zbuluan se shkalla e vdekshmërisë do të kishte qenë 80% më e madhe nëse temperaturat e vitit 2023 do të kishin goditur në periudhën 2000-2004 sesa në periudhën e referencës para pandemisë 2015-2019. Për njerëzit mbi 80 vjeç, vapa do të ishte dyfish më vdekjeprurëse./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...