Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të premten se do të nominojë përfaqësuesin republikan John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Amerikane.
Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.
Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.
Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.
Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën dhe me Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes në Shqipëri. Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan TCH.
Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë. Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.
Më 20 shkurt, Presidenti amerikan, Donald Trump, emëroi Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, njëherësh i dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...