Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur ekipet e shpëtimit bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë një djalë 12-vjeç të cilit i kishte ngecur këmba nën ujë në pompën e filtrimit të ujit të pishinës, ku për më shumë se 9 minuta i dhanë frymë artificiale (gojë më gojë) për ta mbajtur gjallë.
Mrekullisht vogëlushi shpëtoi dhe atë falë një burri që vazhdimisht zhytej nën ujë për t’i dhënë frymë, derisa ekipet emergjente ia liruan këmbën dhe e nxorën në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen dy fëmijë duke luajtur në pishinë në Karolinën e Jugut, kur njëri prej tyre i ngec këmba në pompën e filtrimit të ujit dhe zhytet duke luftuar për jetë.
Por ishin pikërisht qytetarët tjerë dhe ekipet e shpëtimit që bënë të pamundurën që ta nxjerrin gjallë nga uji, derisa masa shikonin të tmerruar se si do të përfundojë ngjarja.
Ai më pas është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka njoftuar se vogëlushi është gjallë, duke mos dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...