I ndalohet hyrja në SHBA ish-shefit të NATO-s

17:50 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info
Një udhëtim në Iran ka bërë që ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, t’i mohohet viza amerikane.
Havier Solana, i cili ka qenë edhe ministër i Jashtëm spanjoll, pasi udhëtoi për në Iran, një nga vendet të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vendosur në “listën e zezë” të tij.

Solana, i cili duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington, iu mohua viza amerikane në sistemin elektronik “për shkak të vizitës së një shteti armik”.

Havier Solana, aktualisht në moshën 75 vjeçare, tha se ai e konsideronte këtë akt “më shumë burokratik sesa politik”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme