Google ADS

I moshuari gjendet i gjallë pas tre ditë qëndrimi në një pusetë

18:46 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Një 76 vjeçar kaloi tre ditë “i burgosur” në një pusetë në qytet, në të cilën kishte rënë duke kërkuar çelësat. Ngjarja ka ndodhur në Montegrotto Terme të Padovas.

Policia u vu në alarm pas denoncimit nga familjarët për zhdukjen e tij, duke ushtruar kontrolle në pyje e gjetkë.

Por në fakt ai ishte përpara derës së shtëpisë dhe askush nuk e kishte vënë re.

Për nxjerrjen e ti u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve dhe punonjësve të Shpëtimit Alpin.

Zjarrfikësit hoqën grilën metalike të pusetës dhe më pas punonjësit e Shpëtimit Alpin zbritën poshtë me litar dhe ku konstatuan se 76-vjeçari ishte ende gjallë.

Ai ishte i vetëdijshëm, por i dehidratuar dhe i mpirë nga pamundësia për të lëvizur. I moshuari u transportua menjëherë në spital për trajtim të duhur.

Policia po heton incidentin, ndërsa mësohet se 76 vjeçari u zhduk më 30 gusht, ku kishte dalë nga banesa për të mos u kthyer më derisa u gjet sot në pusetë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme