Google ADS

I mbijetuari i torturave në Siri: Regjimi hidhte ujë të vluar mbi ne

18:05 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Sirianı Muhlis al-Drubi, i torturuar nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit në burg për shtatë vjet, nuk mund të harrojë tmerret që ai përjetoi, duke përfshirë ujin vluar të derdhur mbi të dhe varjen me duart mbrapa.

I akuzuar për pjesëmarrje në protestat kundër regjimit, al-Drubi, 42 vjeç, u arrestua në vitin 2012.

“Forcat e Asadit më arrestuan mua, katër vëllezërit e mi dhe burra të tjerë në fshat. Ata na çuan në bazën ushtarake në fshatin Dayr al-Shimal në Hama-n perëndimore, ku na rrahën me gypa plastikë”, tha ai për Anadolu Agency (AA).

Ndërsa ishte i burgosur, al-Drubi pësoi shumë forma abuzimi.

“Ata na varën nga kyçet e duarve në tavan. Derdhën ujë të vluar mbi ne. Fiknin cigaret mbi ne”, rrëfen al-Drubi.

Nga këtu, ai u transferua në aeroportin ushtarak në Hama, ku u rrah pas mbërritjes, u zhvesh lakuriq, u mor në pyetje dhe u torturua.

“Torturuesit nuk mund të jenë qenie njerëzore”

Torturuesit e tyre vazhdimisht bënin abuzime verbale ndaj të burgosurve, rrëfen al-Drubi.

“Torturuesi më pyeti se nga isha. Kur thashë se jam nga Hama, ai fyu nënën time. Pastaj, më tha të gjunjëzohesha. Kur nuk e bëra këtë, ai më goditi me rrip makine. Lëkura ime u rrjep. Nuk mendoj se torturuesit mund të jenë qenie njerëzore”, tha ai.

“Emri i personit që më torturoi ishte Somar al Wahid. Unë nuk e di se nga ishte, as kush është. Ai ishte njeri i famshëm në mesin tonë pasi duruam shumë tortura nga dora e tij”, shtoi ai.

Të paktën 500.000 njerëz, përfshirë gra, aktualisht janë duke vajtuar në burgjet e regjimit të Asadit dhe qendrat e paraburgimit, sipas burimeve të opozitës.

Që nga marsi i vitit 2011, kur filloi revolucioni popullor në Siri, 14.235 njerëz janë vrarë nga torturat nga forcat e regjimit të Asadit, sipas një raporti nga Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR).

Prej tyre, të paktën 173 ishin fëmijë dhe 46 gra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme