Një burrë ukrainas që i mbijetoi Holokaustit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore është vrarë gjatë një sulmi rus në qytetin lindor të Kharkiv.
Boris Romantschenko, 96 vjeç, vdiq gjatë bombardimeve ruse të bllokut të tij të apartamenteve të premten, thanë të afërmit, transmeton portal arbresh.info
Forcat ruse kanë bombarduar pa pushim Kharkivin, për më shumë se tre javë.
Të paktën 500 civilë janë vrarë tani atje, thonë zyrtarët ukrainas.
Forcat e ukrainës kanë identifikuar viktimën në të re në Kharkiv, një djalë nëntë vjeçar.
Organizata, në të cilën Romantschenko ishte nënkryetar, njoftoi lajmin pasi u informua nga familja e tij dhe tha se ai “kishte punuar intensivisht në kujtimin e krimeve naziste”.
“Ne vajtojmë humbjen e një miku të ngushtë. I urojmë djalit dhe mbesës së tij, që na sollën lajmin e hidhur, shumë forcë në këto momente të vështira”, thuhet në deklaratën e fondacionit.
Vdekja e Romantschenko vjen më shumë se tre javë pasi presidenti Vladimir Putin u përpoq të justifikonte pushtimin e tij ndaj popullit rus duke i thënë atyre se qëllimi i tij ishte kryerja e një “operacioni special në Ukrainë”.
Udhëheqësit perëndimorë i kanë dënuar këto pretendime dhe kanë theksuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hebre.
Romantschenko lindi në qytetin verilindor të Bondarit më 20 janar 1926.
Ai u arrestua nga trupat naziste pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik dhe u deportua në Gjermani në vitin 1942, ku u detyrua të bënte punë të rënda, tha fondacioni.
Pas një përpjekjeje të dështuar arratisjeje në vitin 1943, ai u dërgua në kampin e përqendrimit Buchenëald, ku rreth 56.545 njerëz u vranë para çlirimit të tij në 1945 nga aleatët./bbc/arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...