Ndër historitë njerëzore që veçohen pas zjarrit që shpërtheu në anijen “Euroferry Olympia”, spikat ajo e një shoferi kamioni nga Greqia, i cili arriti të shpëtojë jo një, por dy herë në një incident të ngjashëm, pasi ka përjetuar edhe tragjedinë detare me anijen “Norman Atlantic” në 2014.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Nonta Piperis, pasagjeri që u shpëtua edhe nga “Norman Atlantic” në 28 dhjetor të vitit 2014, kur një zjarr që ka shpërthyer në garazhin e anijes që ishte nisur nga Patra drejt Ankones, u ka marrë jetën 11 personave, ndërsa 18 të tjerë konsiderohen ende të humbur.
“Herën e parë edhe në det menduam të hidheshim… që kush u hodh nuk doli më. Në këto situata, nuk ka herë të pare dhe të dytë, gjithnjë rreziku është rrezik. Po të thosha që kësaj herë nuk u tremba se kisha kaluar njëherë këtë situatë, do thosha gënjeshtra”, u shpreh ai.
Këtë herë 52-vjeçari pasi ka mbërritur në portin e Korfuzit bashkë me 30 të shpëtuar të tjerë shprehet se nga njëra anë ndjehet me fat që po jeton, por nga ana tjetër mendon se sa e vështire është të mbijetojë profesionalisht, pasi siç shprehet nuk është e lehtë të humbësh dy kamione brenda disa vitesh.
“Sa u përket personave që konsiderohen të humbur dhe thuhet se mund të kenë qenë drejtues kamionësh që flinin në makinat e tyre, shoferi shqiptar Zef Lufi që ka përjetuar tragjedinë e djeshme , dëshmon se pas djegies së anijes ‘Norman Atlantic’ para 8 vitesh shumë pak shoferë e praktikojnë këtë zgjidhje, pasi është e rrezikshme”.
Shumë prej shofereve të cilët kanë shpëtuar nga zjarri që ra ne anijen “Euroferry Olympia” shprehen se pavarësisht rreziqeve dhe aksidenteve të tilla detare të cilat kushtojnë edhe jetë njerëzore, ata përsëri do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre./tch/
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...