Ministri i rajonit Jubbaland të Somalisë, Aidid Suleyman sot i mbijetoi një sulmi me bombë e cila u vendos në dritaren e rezidencës së tij në Kismayo, në jug të kryeqytetit Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për mediat lokale, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Jubbaland, Suleyman konfirmoi se nga shpërthimi humbën jetën 3 persona në rezidencën e tij, përfshirë dy nga personeli i tij i sigurisë.
Zyrtari tha se ai nuk ishte dëmtuar në sulm dhe shprehu keqardhje për vdekjen e truprojave të tij dhe një civili që ishin në shtëpinë e tij në kohën e sulmit.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë militantët e Al-Shabaab të lidhur me Al-Kaedën kanë kryer sulme të ngjashme në vendin e Bririt të Afrikës kohët e fundit.
Në korrik, Nur Hashi Warsame, ministër rajonal për çështjet fetare dhe të vakëfit në rajonin Hirshabelle të Somalisë, u qëllua për vdekje menjëherë pas namazit të akshamit nga persona të armatosur të panjohur në qytetin Jowhar, në zonën e Shabellës së Mesme.
Në mars 2019, Saqar Ibrahim Abdalla, zëvendësministri Punës dhe Çështjeve Sociale të Somalisë, u vra në një mënyrë pothuajse të ngjashme.
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë/ Fitojnë kryesuesit ...
IKShPK uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës