Google ADS

I mbijetoi luftës në Siri, humbi jetën në zjarrin e Londrës

15:13 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Një refugjat sirian që kishte ikur nga lufta civile në Siri ka vdekur në Grenfell si pasojë e zjarrit. Ai i shkroi një mesazh prekës familjes duke u thënë ‘lamtumirë’.

Muhammed al-Haj Ali u nda nga vëllai i tij, Omar, në shkallët e daljes nga zjarri i katit të 14-të të bllokut në pronën e Lancaster West pasi zjarri u përhap në orët e hershme të mëngjesit, transmeton portali arbresh.info.

Mohammed al-Haj Ali

Miqtë thanë se ai pastaj u kthye në banesën e tij në bllokun 24-katësh dhe ishte bllokuar brenda për dy orë para se të zhdukej në flakë.

Pak momente para se të humbiste jetën ai i shkroi familjes duke u thënë: “Zjarri është këtu, lamtumirë”.

Vëllai i tij besohet të ketë mbijetuar, derisa numri i tanishëm i viktimave është 17 pritet që të shkojë deri në 100./Arbresh.info

Londer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme