Është gjetur koka e gazetares suedeze, Kim Wall, pas dy muajsh nga zhdukja e saj, gjatë një udhëtimit me një marinar danez, shkruan BBC.
Koka e saj është gjetur në një çantë bashkë me dy këmbë, ka treguar inspektori i policisë në Kopenhagë, Jens Moller.
Ndërsa në një çantë tjetër janë gjetur rrobat e saj.
Pjesa tjetër e trupit të gazetares ishte gjetur më parë në detin e Kopenhagës, 11 ditë pasi kishte hipur në një nëndetëse me Peter Madsen me 10 gusht.
46 vjeçari e ka mohuar ta ketë gjymtuar dhe mbytur gazetaren, njofton Klan Kosova.
Inspektori i policisë Moller, ka thënë se pjesët e trupit janë gjetur pas disa kërkimeve në ujërat e detit të Kopenhagës.
Ai ka treguar se çantat janë gjetur në thellësitë e detit të lidhura me pesha të rënda për të qëndruar poshtë.
“Mbrëmë nga forensika na kanë njoftuar se është Kim Wall”.
Në kokën e saj nuk janë gjetur thyerje të kockave.
Wall, 30 vjeçare, herën e fundit e gjallë ishte parë me 10 gusht në mbrëmje derisa po hipte në nëndetësen 40 tonshe të Madsen, të cilën marinari e kishte punuar vet.
Ajo e kishte vizituar atë pasi po punonte në një storie.
Alarmin për mungesën e saj e pati ngritur i dashuri i Kim, pasi gazetarja nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Marinari Madsen, i dyshuar për vrasjen e saj, një herë kishte thënë se e kanë përfunduar udhëtimin dhe e ka lënë atë shëndosh e mirë në Kopenhagë, por pastaj e kishte ndryshuar deklaratën duke thënë se ajo ka vdekur aksidentalisht pasi kishte goditur me kokë kapakun e hambarit të nëndetëses.
Ai kishte deklaruar edhe se “e kam varrosur në det trupin e saj”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...