I dyshuari për sulmet e Parisit, gjykohet në Belgjikë

07:58 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

I vetmi i dyshuari i mbijetuar nga sulmet terroriste në Paris në vitin 2015 do të dalë para gjykatës në Belgjikë.

Salah Abdeslam është kapur në Bruksel pas katër muajve të sulmeve, transmeton portali arbresh.info

Akuzat ndaj tij nuk kanë lidhje me ngjarjet në Paris, por me përleshjen e armatosur mes tij dhe policisë në Belgjikë sa ishte në arrati.

Sulmet e kryera nga persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës në sallën e koncertit, stadium dhe restorant në Paris lanë 130 të vdekur e qindra të plagosur.

Në mesin e sulmuesve ishte edhe vëllai i Abdeslam, Brahim, i cili vdiq nga sulmi vetëvrasës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme