I dyshuari i sulmit të Parisit akuzohet për lidhje me sulmet në Bruksel

17:04 | 12 Gusht 2019
L G

I dyshuari i vetëm që ka mbijetuar nga sulmet terroriste, që kanë ndodhur në nëntor të vitit 2015 në Paris, është akuzuar edhe zyrtarisht për lidhje me sulmet vetëvrasëse në Bruksel, që kanë ndodhur disa muaj më vonë.

Prokurorët federalë në Belgjikë, kanë konfirmuar raportimet e mediave se i dyshuari, Salah Abdeslam, është akuzuar për “pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist”.

Zyra e Prokurorit nuk ka dhënë detaje për rolin e supozuar të Abdeslamit në sulmet në aeroportin dhe stacionin e metros në Belgjikë më 22 mars të vitit 2016.

Nga këto dy sulme kanë vdekur 32 persona dhe janë plagosur 340 të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e pati marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel.

Hetuesit kanë thënë se sulmet janë drejtuar nga Siria derisa janë organizuar nga një fraksion francezo-belg në Bruksel.

Po ai besohet se ka qenë mbrapa sulmit terrorist që ka ndodhur në Paris më 2015 që ka lënë të vdekur 130 persona.

Në muajin prill, një gjykatë në Belgjikë ka dënuar Abdeslamin me 20 vjet burgim për shkak të betejës së tij me armë zjarri kundër policisë në Bruksel.

Abdeslam ka lindur në Belgjikë, por ka kombësi franceze.

Ai aktualisht gjendet në burg në Francë, në pritje të gjykimit për sulmet në Paris.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme