Google ADS

I dhanë fund luftës në Karabak, pakti me 9 pika që firmosën Armenia me Azerbajxhanin

00:30 | 10 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Armenia pranoi tërheqjen duke firmosur paktin me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e Rusisë, që i jep fund luftës në rajonin e Nago-Karabak. Pakti kundërshtohet nga armenët që kanë dalë në shesh kundër vendimit të kryeministrit të vendit të tyre. Por cfarë përmban marrëveshja, që firmosën dy palët?

Marrëveshja e plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

“Ne, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Aliyev, Kryeministri i Republikës së Armenisë Pashinyan dhe Presidenti i Federatës Ruse Putin, deklaruam sa vijon:

  1. Një armëpushim i plotë në zonën e konfliktit Nago-Karabak.
  2. Rajoni i Agdamit dhe territoret e mbajtura nga Armenia në rajonin Gazakh të Republikës së Azerbajxhanit do t’i kthehen Azerbajxhanit deri në 20 Nëntor 2020.
  3. Përgjatë vijës së kontaktit në Karabak dhe përgjatë korridorit Lachin do vendoset një kontingjent paqeruajtës i Federatës Ruse.
  4. Kontingjenti paqeruajtës i Federatës Ruse do vendoset paralelisht me tërheqjen e forcave të armatosura armene.
  5. Në mënyrë që të rritet efektiviteti i kontrollit mbi zbatimin e marrëveshjeve nga palët në konflikt, një qendër paqeruajtëse po vendoset për të kontrolluar armëpushimin.
  6. Republika e Armenisë do të kthejë rajonin Kelbajar në Republikën e Azerbajxhanit deri më 15 nëntor 2020 dhe rajonin Lachin deri më 1 dhjetor 2020, duke lënë pas korridorin Lachin, i cili do të sigurojë lidhjen e Nago-Karabakut me Armeninë dhe në të njëjtën kohë jo do të ndikojë në qytetin e Shusha.

Me marrëveshje të Palëve, në tre vitet e ardhshme, do të përcaktohet një plan për ndërtimin e një rruge të re trafiku përgjatë korridorit Lachin, duke siguruar komunikimin midis Stepanakert dhe Armenisë, me rivendosjen pasuese të kontingjentit paqeruajtës rus për të mbrojtur këtë rrugë.

Republika e Azerbajxhanit garanton sigurinë përgjatë korridorit Lachin të qytetarëve, automjeteve dhe mallrave në të dy drejtimet.

  1. Personat e zhvendosur dhe refugjatët do kthehen në territorin e Karabakut dhe zonat fqinje nën kontrollin e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët.
  2. Ka një shkëmbim të robërve të luftës dhe personave të tjerë të paraburgosur dhe trupave të të vdekurve.
  3. Të gjitha lidhjet ekonomike dhe të transportit në rajon janë zhbllokuar. Republika e Armenisë siguron lidhje transporti midis rajoneve perëndimore të Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës Autonome Nakhichevan në mënyrë që të organizojë lëvizjen e qytetarëve, automjeteve dhe mallrave në të dy drejtimet. Kontrolli kryhet nga forcat e Rusisë./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme