Armenia pranoi tërheqjen duke firmosur paktin me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e Rusisë, që i jep fund luftës në rajonin e Nago-Karabak. Pakti kundërshtohet nga armenët që kanë dalë në shesh kundër vendimit të kryeministrit të vendit të tyre. Por cfarë përmban marrëveshja, që firmosën dy palët?
Marrëveshja e plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
“Ne, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Aliyev, Kryeministri i Republikës së Armenisë Pashinyan dhe Presidenti i Federatës Ruse Putin, deklaruam sa vijon:
Me marrëveshje të Palëve, në tre vitet e ardhshme, do të përcaktohet një plan për ndërtimin e një rruge të re trafiku përgjatë korridorit Lachin, duke siguruar komunikimin midis Stepanakert dhe Armenisë, me rivendosjen pasuese të kontingjentit paqeruajtës rus për të mbrojtur këtë rrugë.
Republika e Azerbajxhanit garanton sigurinë përgjatë korridorit Lachin të qytetarëve, automjeteve dhe mallrave në të dy drejtimet.
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat