Policia kineze ka arrestuar një të arratisur prej 17 vitesh, pasi përdorën dronët për të gjetur vend fshehjen e tij.
63-vjeçari i quajtur Song Jiang nga policia, u burgos për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por u arratis nga kampi i burgut më 2002, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte duke jetuar në një shpellë të vogël i distancuar nga kontakti njerëzor prej vitesh.
Policia e Yongshan morën informata lidhur me vendndodhjen e Songut në fillim të shtatorit.
Këto të dhëna i çuan në malet prapa vendlindjes së tij në provincën Yunnan në Kinën jug-perëndimore.
Pas kërkimeve të rregullta nuk arritën të gjejnë asgjë, autoritetet dërguan dronë shtesë për të ndihmuar oficerët.
Dronët përfundimisht vunë re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët, si dhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.
Policia pastaj u fut në këmbë dhe gjeti Song në një shpellë të vogël, ku ai ishte fshehur për vite me radhë.
Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq kohë sa ishte e vështirë për të të komunikonte me oficerët.
Mediat shtetërore thanë që Song kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë, dhe degë pemësh për të bërë zjarr.
Ai është dërguar përsëri në burg./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...