Google ADS

I akuzuar për vrasje, i pret vetes fytin në gjykatë

09:33 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Një burrë i akuzuar për vrasjen e një vajze ia preu fytin vetes gjatë gjykimit për vrasje.

Aubrey Trail, një 52 vjeçar nga Nebraska, bërtiti “Bailey është i pafajshëm, dhe unë ju mallkoj të gjithë juve”, para se fërkonte me diçka qafën e tij, transmeton portali arbresh.info.

Policët vrapuan për të ndihmuar Trail gjersa ai u shtri në dysheme duke gjakosur.

Trail po i referohej ish-cimerit të tij 25-vjeçar, Bailey Boswell, kur ai e preu veten. Të dy janë të akuzuar për vrasje të shkallës së parë në vrasjen dhe masakrimin e 24-vjeçares Sydney Loofe.

Nuk është e qartë se sa është lënduar Trail gjatë këtij incidenti. Gjykatësi i lëndës urdhëroi që juria të kthehet sërish të martën.

Autoritetet thanë se zoti Trail ka vuajtur nga shëndeti në rënie ndërsa është në paraburgim. Ai thuhet se kishte një sulm në tru dhe dy sulme në zemër që nga arrestimi i tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme