I akuzuar për korrupsion, i ndalohet ish kryeministrit largimi nga shteti

19:54 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Ish kryeministrit të Malajzisë Najib Razak i është ndaluar të largimi nga shteti, njoftojnë zyrtarët e emigracionit.

Kjo pasi që Najib dhe bashkëshortja e tij planifikonin të shkonin me pushime jashtë vendit, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të kësaj jave Barisan Nasional që prej 63 vitesh udhëhiqte me Malajzinë pësoi një humbje tronditëse elektorale.

Najib është akuzuar se ka shpërdoruar 700 milionë dollarë nga fondi shtetëror për investim në vitin 2015, por është liruar nga akuzat.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, i cili në 92 u bë udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur në botë kur u betua të enjten, ka thënë se z. Najib mund të përballet me një hetim të ri nëse dëshmitë e mjaftueshme e mbështesin atë.

Mahathir ka thënë se hetimet do të përqendrohen në korrupsionin e supozuar në vend, përfshirë rastin që përfshin fondin e investimeve shtetërore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme