Google ADS

Hyrjet e migrantëve në BE bien në nivelet më të ulëta që nga viti 2013 për shkak të COVID

09:41 | 9 Janar 2021
Trina Galanxhi

Bashkimi Europian vitin e kaluar ka regjistruar numrin më të ulët të “migratëve të paligjshëm”, të të zbuluar që kalojnë kufijtë e saj të jashtëm që nga viti 2013, tha agjencia kufitare e bllokut, Frontex, përmes një deklarate.

Frontex tha se numrat nga viti 2020 përfaqësuan një rënie prej 13% krahasuar me vitin e kaluar, me 124,000 përpjekje kalimi – kryesisht për shkak të ndikimit të kufizimeve të koronavirusit, shkruan DË, transmeton portal arbresh.info

“Sirianët mbetën kombësia më e shpeshtë e raportuar në vitin 2020, e ndjekur nga marokët, tunizianët dhe algjerianët,” tha Frontex, duke shtuar se më shumë se 80% e tyre ishin burra.

Të dhënat e agjencisë tregojnë numrin e përpjekjeve, jo numrin e migrantëve, pasi që një person mund të përpiqet të kalojë shumë herë.

Sidoqoftë, Frontex raportoi një rritje të trafikut përmes Afrikës Perëndimore, Mesdheut Qendror dhe rrugëve të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur rreth 22,600 përpjekje për kalime në kufijtë europianë nga Afrika Perëndimore përmes Ishujve Kanarie në vitin 2020,tetë herë më shumë se në vitin 2019. Të paktën 2,300 persona të zhvendosur në nëntor ishin mbushur me tenda në Kanaret e Spanjës që ishin të destinuara për jo më shumë se disa qindra njerëz.

Rruga më aktive në vitin 2020 ishte përmes Mesdheut qendror, me më shumë se 35,600 përpjekje për të kaluar në Europë, tre herë më shumë se një vit më parë.

Në rrugën e Ballkanit Perëndimor, numri i kalimeve gjithashtu u rrit me 75%, me rreth 27,000 përpjekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme