Google ADS

Hyn në fuqi embargoja e BE-së ndaj qymyrit rus

08:17 | 11 Gusht 2022
K.B

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj qymyrit rus kanë hyrë në fuqi.

Ndalimi i importit të të gjitha formave të qymyrit rus u ra dakord në prill si pjesë e paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, shkruan Euronews.

Qymyri ishte burimi i parë rus i energjisë që u sanksionua nga BE-ja, teksa embaroja e naftës si pjesë e raundit të gjashtë të sanksioneve do të hyjë në fuqi në fund të vitit.

Shtetet anëtare të BE-së shpenzojnë shumë më tepër për naftën dhe gazin rus, sesa për qymyrin.

Komisioni Evropian tha se embargoja e qymyrit do t’i shkaktojë Rusisë një dëm prej 8 miliardë eurosh.

Ndërsa, të dhënat nga Forumi Ekonomik Botëror tregojnë se blloku 27-vendesh shpenzoi 99 miliardë euro për importet ruse të energjisë vitin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme