Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të deklarohet fajtor për dy shkelje tatimore, si dhe të pranojë se e ka poseduar një armë në mënyrë të paligjshme, sa ka qenë duke marrë drogë.
Prokurori në Dellauer të Shteteve të Bashkuara, i ka përgatitur disa dokumente ku ai e pranon fajësinë, pas një hetimi pesëvjeçar.
Ai pritet të pajtohet për të nisur trajtimin pas konsumimit të drogës dhe të jetë nën mbikëqyrje.
Kushtet e marrëveshjes, që besohet të jetë arritur mes tij dhe autoriteteve të drejtësisë, do mund ta mbajnë atë larg burgut.
Megjithatë, marrëveshja e propozuar duhet të miratohet edhe nga një gjyqtar.
Mbetet e paqartë se kur Hunter Biden do ta paraqitet para gjykatës për të pranuar fajësinë për çështjen e taksave.
Hunter Biden, 53-vjeçar, ka punuar më parë si avokat dhe lobist në Kinë dhe Ukrainë.
Ai është liruar nga angazhimi në marinën amerikane më 2014, pasi ka rezultuar pozitiv në testet për kokainë.
Dy akuzat e para lidhen me mospagim të taksave më 2017 dhe 2018, të cilat tashmë ai i ka paguar plotësisht.
Akuza për posedim të armës daton prej vitit 2018, kur ka qenë përdorues i drogës.
Në librin e publikuar më 2021, ai e ka pranuar se ka marrë sasi të mëdha të kokainës.
Mirëpo, në dokumente zyrtare, ai besohet të ketë mohuar diçka të tillë, sa ka qenë përdorues.
Për rastin e tij raportohet teksa disa ligjvënës republikanë dhe kandidatë për president të SHBA-së, e kanë akuzuar presidentin aktual, Joe Biden për “armatosje” të sistemit të drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë.
Hunter Biden ka qenë shënjestër e republikanëve për kohë të gjatë, pasi ata kanë dyshuar se marrëveshjet e tij jashtë shtetit kanë pasur gjurmë korrupsioni.
Si Joe Biden, ashtu edhe Donald Trump mëtojnë të fitojnë nominimin e partive të tyre, në garën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së, më 2024./REL/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...