Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili është edhe kandidat për ta zëvendësuar Theresa May në postin e kryeministrit, tha sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen e Brexitit.
Hunt tha se ka biseduar me Merklein gjatë përkujtimit të Betejës së Normandisë dhe tha se ndryshimi i marrëveshjes së arritur nga May për daljen e Britanisë nga BE-ja, është i mundshëm.
“Merkel tha se natyrisht se me një kryeministër të ri të Brtianisë, ne do ta shikojmë edhe njëherë çështjen dhe zgjidhjet që kryeministri do të ofrojë”, tha Hunt për Sky News, transmeton REL.
“Jam shumë i bindur se nëse kemi qasjen e duhur për këtë çështje, evropianët do të kenë vullnet që ta rinegociojmë marrëveshjen”, tha ai.
Brtiania vitin e kaluar ka arritur një marrëveshje për daljen nga BE-ja, por Parlamenti britanik vazhdimisht e ka refuzuar atë. Ky shtet duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo paraprakisht Parlamenti duhet të miratojë kushtet e largimit.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...