Një universitet në Hungari zyrtarisht ka pranuar se “është detyruar të largohet” nga Budapesti.
“Ne nuk mund të veprojmë si një institucion i lirë në qytet dhe vend që ne e quajmë në shtëpi”, tha presidenti i Universitetit të Evropës Qendrore (CEU), Michael Ignatieff, transmeton portali arbresh.info
Ai e përshkroi atë si një “shkelje tragjike dhe serioze të lirisë akademike në zemër të Europës”.
Qeveria hungareze ka hedhur poshtë pretendimet se është një çështje e lirisë akademike, duke pretenduar se universiteti nuk ka arritur në zbatojë rregullat e arsimit të lartë.
Universiteti i themeluar nga filantropi George Soros, që kishte për qëllim nxitjen e demokracisë në Europën Qëndrore postkomuniste, tani do të mbajë kurset e saj në Vienë.
Ignatieff tha se ishte “e pashembullt” që një universitet i akredituar nga SHBA ishte “detyruar të largohet nga një vend aleat i NATO-s”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...