Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

07:21 | 23 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Parlamenti hungarez ka miratuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 90 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhë autoritetet do të mund të miratojnë masa të tilla si ora e ndalimit, transmeton portal arbresh.info

Në një votim të hënën në mbremjë, 133 deputetë kanë votuar pro zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa 55 ishin kundër.

Kjo është hera e dytë që qeveria e kryeministrit Viktor Orban zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u shpall për herë të parë në nëntor për 15 ditë.

Ata që kundërshtuan zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pretendojnë se Orban është duke abuzuar me fuqinë e tij, duke lejuar përhapjen e korrupsionit dhe pavarësisë së universitetit.

Gjendja e jashtëzakonshme lejon autoritetet të mbyllin restorantet dhe institucionet kulturore dhe ora policore është në fuqi nga ora 8 deri në 5.

Situata e koronavirusit në Hungari është përkeqësuar kohëve të fundit. Autoritetet kanë raportuar 2,623 raste me infeksion vetëm ditën e hënë./arbresh.info/

Të ngjashme