Hungaria theu ligjin evropian duke kufizuar fondet e huaja të organizatave të shoqërisë civile, thuhet në verdiktin e Gjykatës së Lartë Evropiane.
Një ligj hungarez i vitit 2017 kërkon që OJQ-të që marrin fonde nga jashtë të regjistrohen si “organizata të mbështetura nga të huaj” dhe të publikojnë emrat e donatorëve, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) tha se kufizimet ishin diskriminuese ndaj OJQ-ve dhe donatorëve.
Hungaria thotë se kjo është bërë kundër shpëlarjes së parave dhe me qëllim të nxitjes së transparencës.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban prej kohësh është përfshirë në një zënkë me filantropin miliarder George Soros dhe ka akuzuar OJQ-të e financuara nga Soros se përzihen në politikat e brendshme.
Ligji përcakton që kategoritë e OJQ-ve që marrin më shumë $ 27,000 (21,600) fonde të huaja në vit duhet të regjistrohen si të tilla dhe të publikojnë emrat e donatorëve.
“Kufizimet e Hungarisë në financimin e organizatave civile nga persona të vendosur jashtë këtij shteti anëtar nuk përputhen me ligjin e Unionit”, tha Gjykata Evropiane e Drejtësisë në një deklaratë.
Sipas GJED, ligji kufizon lëvizjen e lirë të kapitalit – një nga katër parimet themeluese të Bashkimit Evropian – sepse ai “krijon një ndryshim në trajtimin midis lëvizjeve kombëtare dhe ndërkufitare”.
Kritikët e z. Orban thonë se ligji kishte për qëllim të heshtte opozitën.
Orban, një nacionalist dhe konservator, dhe partia e tij në pushtet Fidesz, e cila mban një shumicë të plotë në parlament, janë akuzuar për ushtrimin e pushtetit në mënyra gjithnjë e më autoritare./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit