Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se në samitin e Bashkimit Evropian është arritur një marrëveshje që përcakton se vendosja eventuale e çmimit tavan për gazin, nuk do të zbatohet për marrëveshjet afatgjata, sikurse pakti 15-vjeçar që ka Hungaria dhe kompaninë ruse, Gazprom.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.
Kryeministri Orban ka thënë në faqen e tij në Facebook se “ne kemi siguruar një përjashtim nga çmimi tavan për gazin, andaj marrëveshja nuk do të dëmtojë furnizimet e Hungarisë me gaz”.
Sipas tij, edhe nëse do të ketë prokurim të përbashkët të gazit në Evropë, “diçka e tillë nuk do të jetë e detyrueshme për Hungarinë”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të premten se shtetet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të punojnë për të luftuar krizën me energji që ka përfshirë këtë bllok.
Liderët e BE-së “janë pajtuar që të punojnë në masat për të luftuar çmimet e energjisë për ekonomitë familjare dhe bizneset”, ka thënë ai në Twitter.
“Uniteti dhe solidaritet triumfojnë”, ka thënë ai në Twitter, pas negociatave të zgjatura mes liderëve të BE-së.
Ata kanë diskutuar deri në orët e para të mëngjesit si të luftojnë në mënyrën më të mirë rritjen e çmimit të gazit.
Shumica prej tyre janë qenë të pajtimit për vendosjen e çmimit tavan.
Çmimet e gazit janë rritur në shkallë të konsiderueshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rusia ka zvogëluar sasitë e gazit që çon në BE, duke përmendur punimet në rrjet.
Perëndimi beson se vendimi i Kremlinit është hakmarrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës prej nisjes së luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...