Qeveria hungareze është duke marrë një hap tjetër për të vështirësuar edhe më shumë jetën e emigrantëve që kanë mbetur të ngujuar në vend.
Autoritetet hungareze po shqyrtojnë legjislacionin e ri që do të penalizonte ndihmën e migrantëve të paligjshëm që kërkonin azil, transmeton portali arbresh.info
Nëse projektligji do të miratohet, kjo mund të rezultjë në krim edhe nëse azilkërkuesve u ofrohet ushqim apo konsultime ligjore.
Duke komentuar këtë çështje, investitori hungarez-amerikan dhe miliarderi Xhorxh Soros thanë se çdo vend i BE nuk duhet të detyrohet të pranojë emigrantët. Ai gjithashtu mohoi pretendimet për mbështetjen e tij të dyshuar për migracionin e paligjshëm.
“BE duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm, por edhe duhet t’i mbajë hapur për emigrantët e ligjshëm. Shtetet anëtare, nga ana tjetër, nuk duhet të mbyllin kufijtë e tyre të brendshëm”, tha Soros.
Budapest, së bashku me Pragën dhe Varshavën, ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e BE mbi migracionin, veçanërisht në lidhje me sistemin e kuotave të emigrantëve që u prezantua në shtator të vitit 2015.
Në prill të vitit 2017, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj migrantëve, ka fituar edhe një mandate për të udhëhequr vendin./arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...