Kandidati i tyre i mëparshëm, Laszlo Trocsanyi, u refuzua nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet Ligjore (JURI)
Hungaria ka nominuar ambasadorin e saj Oliver Varhelyi në Bashkimin Evropian (BE), si komisioner i BE-së, bëri të ditur kryeministri Viktor Orban.
Kandidati i tyre i mëparshëm, Laszlo Trocsanyi, u refuzua nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet Ligjore (JURI).
Orban tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkoi atij të propozonte një kandidat të ri dhe ai zgjodhi Varhelyi.
JURI të hënën hodhi poshtë kandidaturën e Trocsanyi si dhe kandidatin e Rumanisë, Rovana Plumb, për postin më të lartë të bllokut mes shqetësimeve për konflikte të mundshme të interesit./AA
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4