Qeveria hungareze ka deklaruar se do të dorëzojë një projektligj kundër migracionit në parlament, i quajtur “Stop Soros”, duke synuar në këtë formë edhe grupet qytetare që organizojnë, mbështesin dhe financojnë migracionin.
Masat propozojnë që grupet e tilla duhet të marrin leje nga Ministria e Brendshme për ndonjë aktivitet, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, i cili kundërshton migracionin, pretendon se grupet që po e kryejnë atë janë pjesë e filantropit George Soros.
Bence Tuzson, sekretari shtetëror për komunikimet qeveritare, tha të martën se krahasuar me një version të mëparshëm, projektligji është bërë edhe më i rreptë bazuar në mbi 600 sugjerime nga qytetarët.
Kritikët druajnë se ligji do të përdoret për të stigmatizuar ose frikësuar grupet qytetare, veçanërisht ata që marrin fonde nga jashtë./arbresh.info/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...