Linja e dytë e gardhit kufitar me Serbinë do të ndërtohet në fund të muajit maj dhe do të jetë në gjendje të parandalojë valën e re të emigrantëve që vijnë nga Turqia, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban.
Orban gjithashtu ka thënë se ishte një gabim nga Bashkimi Evropian që të mbështetet vetëm në Turqinë për ndalimin e migrimit, ndërsa në të njëjtën kohë kritikojnë turqit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është politikë aspak e zgjuar nëse ne vendosim sigurinë tonë në duart e turqve, dhe në të njëjtën kohë vazhdojmë t’i mërzisim, sulmojmë, kritikojmë se nuk janë demokratë mjaftueshëm e të nxjerrim konflikte me ta”, ka thënë Orban./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin