Një universitet prestigjioz hungarez të martën ka hedhur poshtë një dekret të qeverisë që ndalon kurse të studimeve gjinore si një ‘shkelje të madhe’ në lirinë akademike.
Dekreti i nënshkruar nga kryeministri Victor Orban dhe që ka hyrë në fuqi që nga dita e shtune, e ka hequr nga lista e programeve të shkallës master studimin gjinor, transmeton portali arbresh.info
Sipas dekretit, institucionet janë të ndaluara të mbajnë ligjerata mbi këtë diciplinë, ndërsa studentët që kanë filluar tashmë kurset mund t’i përfundojnë ato.
“Kjo është një shkelje e madhe për lirinë akademike dhe autonominë universitare,” tha një deklaratë në Universitetin Qendror Evropian i Budapestit (CEU).
“Eliminimi i këtij programi do të jetë një humbje domethënëse për bashkësinë e shkencëtarëve hungarezë dhe për politikat me mendje demokratike”, thuhet në deklaratë.
Dekreti shihet nga kritikët si sulmi i fundit nga qeveria e krahut të djathtë të Orbanit si në pavarësinë e universitetit dhe në kundërshtarët politikë të politikave të saj shoqërore konservatore.
Orban përmes një retorike të ashpër dhe antiemigracion e ka fituar mbështetjen e popullsisë dhe ka marrë një mori lëvdata nga liderët e vijës së ashpër europiane.
Zëvëndësi i Orban, Zsolt Semjen tha se studimet gjinore “nuk sjellin asnjë interes për vendin”, pasi “ato nuk janë shkencë, por vetëm ideologji”.
Në universitetin e Hungarisë studimet gjinore janë mësuar për dy dekada.
Një ligj i arsimit të lartë, duke vendosur kërkesa të reja të vështira për universitetet e huaja që kaloi vitin e kaluar, u pa nga kritikët si synim i CEU, i themeluar nga miliarderi liberal i SHBA George Soros./arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...