Google ADS

Hungaria “mbyll dyert” për refugjatët nga Afganistani

23:10 | 16 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Hungaria nuk do të lejojë qasje të pakufizuar për emigrantët nga Afganistani, tha sot një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sekretari i Shtetit Levent Magyar tha se bota është dëshmitare e “kolapsit të plotë ushtarak dhe politik të Afganistanit” pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi, shkruajne mediat hungareze, transmeton portal arbresh.info

“Kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se po tërhiqnin trupat e tyre nga Afganistani, qeveria hungareze tha se vendi ynë duhet të sigurojë që të mos bëhet një vatër e terrorizmit ndërkombëtar ose një pikë për migrim masiv”, thuhet në raport.

Sipas tij, qeveria refuzoi të lejojë popullin hungarez që të vuajë pasojat e “vendimeve dhe operacioneve të gabuara gjeopolitike”.

Megjithatë, Budapesti po kërkon mënyra në të cilat mund të ndihmojë ata që kanë punuar për trupat hungareze si përkthyes ose në cilësi të tjera në 20 vitet e fundit.

“Ajo që ne po shohim aktualisht në Kabul dhe pjesë të tjera të Afganistanit është e frikshme dhe unë mendoj se kjo mund të çojë në një epokë të migrimit dhe terrorizmit ndërkombëtar që ne nuk duam,” tha ai, duke shtuar se Hungaria duhet të jetë e përgatitur për t’u përballur me probleme serioze të presioni migrues./arbresh.info/

Të ngjashme