Hungaria kalon ligjin ‘Stop Soros’ që ndalon ndihmën për migrantët

17:51 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Parlamenti hungarez ka miratuar legjislacion të ri që kriminalizon avokatët dhe aktivistët që ndihmojnë azilkërkuesit.

Çdokush që “lehtëson imigracionin e paligjshëm” do të përballet me një vit burg, transmeton portali arbresh.info.

Qeveria e Viktor Orban e ka quajtur legjislacionin “Ligjin e ndaluar të Soros”, pasi filantropisti miliarder akuzon mbështetjen e emigrantëve myslimanë.

Votimi në Budapest erdhi disa orë pasi disa krerë të Bashkimit Evropian ranë dakord të zhvillojnë bisedime mbi krizën se si të rishikojnë rregullat e azilit.

Hungaria thotë se imigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare, por qëndrimi i saj i ashpër dhe ligji i ri janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme