Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Levente Magyar tha se ambasadori rumun në Budapest është thirrur në ministri për shkak të ngjarjeve në qytetin Valea Uzului të Rumanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, Magyar tha se ekstremistët rumunë në qytetin Valea Uzului të Rumanisë kanë hyrë pa leje në varrezat ushtarake hungareze dhe se kanë bërë “provokime kundër Hungarisë”.
“Për shkak të ngjarjeve të përjetuara, Rumanisë i është dërguar notë proteste”, tha zv/ministri hungarez duke shtuar se “Ambasadori i Rumanisë në Budapest u thirr në ministri për shkak të ngjarjeve në qytetin Valea Uzului të Rumanisë, por ai refuzoi në një mënyrë të paparë në diplomaci”.
Sipas tij, në ngjarje janë dëmtuar varret dhe hungarezët që protestonin në mënyrë paqësore janë sulmuar. Ai pretendon se forcat rumune të sigurisë nuk kanë bërë ndonjë ndërhyrje ndaj situatës.
“Presim nga qeveria rumune të bëjë një deklaratë në lidhje me ngjarjen”, tha Magyar duke vënë theksin se qeveria hungareze dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rumaninë në mënyrë që pakica hungareze në Rumani të mund të jetojë në paqe.
Bashkia rumune vendosi që të ndërtojë varr monumental për ushtarët rumunë në zonën ku ndodhet varri monumental i ushtarëve hungarezë që kanë humbur jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Dje pati një përleshje mes rumunëve që erdhën për të marrë pjesë në inaugurimin e varrit monumental dhe pakicës hungareze e cila ka kundërshtuar vendimin e bashkisë e cila protestoi ndaj ngjarjes.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...