Google ADS

Hungaria fillon ndërtimin e rrethojës së dytë kufitare

12:34 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Hungaria ka filluar të ndërtojë linjën e dytë në kufirin e saj jugor me Serbinë, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë.

Kryeministri Viktor Orban dhe qeveria e tij e krahut të djathtë e konsiderojnë emigrimin si njërin ndër kërcënimet më të mëdha të status quos në Bashkimin Evropian, transmeton arbresh.info.

Po zyrtarët në Bruksel dhe disa nga qendrat tjera të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar politikën udhëheqëse të këtij vendi.

Rrethoja nga teli me gjemba ekziston tashmë që nga viti 2015, kur Hungaria kishte pjesë e rrugës kryesore e qindra mijëra refugjatëve që kërkonin të hynin në Evropë.

Ky kalim ishte bllokuar me sukses nga rrethoja e parë por Hungaria tha se një i dytë do të jetë pengesë më efektive e që do t’i mbajë brenda emigrantët deri sa të kryhen procedurat e azil kërkimit.

Shtyllat e para janë vendosur në afërsi të stacionit kufitar Kelebia, kurse materialet ndërtuese janë shpërndarë edhe në pika tjera të kufirit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme