Google ADS

Hungaria e shpall “gjendjen e jashtëzakonshme” pas rrezikut për mungesë të energjisë

23:40 | 13 Korrik 2022
L G

Hungaria ka shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme”, kjo në përgjigje të ndërprerjeve të furnizimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.

Qeveria e Hungarisë thotë se tani do t’i rrisë kapacitetet e saja të prodhimit të energjisë për të siguruar furnizimin e vendit.

Gergely Gulyas, shefi i shtabit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, e fajësoi luftën në Ukrainë dhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për “krizën energjetike” të Evropës.

Nuk ka gjasa të ketë gaz të mjaftueshëm në Evropë për sezonin e ngrohjes në vjeshtë dhe dimër, tha ai në një konferencë shtypi në Budapest.

“Lufta e zgjatur dhe sanksionet nga Brukseli kanë bërë që çmimet e energjisë të rriten në mënyrë dramatike në të gjithë Evropën, dhe në fakt një pjesë e madhe e Evropës është tashmë në një krizë energjetike,” shtoi Gulyas, shkruan klankosova.

Budapesti thotë se do të rrisë prodhimin vjetor të gazit natyror nga 1.5 miliardë metra kub në 2 miliardë metra kub.

Vendi anëtar i BE-së planifikon gjithashtu të rrisë nxjerrjen e qymyrit dhe të rivendosë një termocentral me linjit në Matra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme