Hungaria ka deklaruar se është e gatshme të fillojë ndalimin e azilkërkuesve në kampet që ndodhen në kufirin jugor.
Me 7 mars Parlamenti i Hungarisë ka miratuar ligjin për ndalimin sistematik të të gjithë azilkërkuesve, transmeton portali arbresh.info.
Ky veprim është pjesë e politikave të vendosura nga kryeministri Victor Orban, admirues i madh i presidentit Donald Trump.
Tani e tutje të gjithë azilkërkuesit që hyjnë në Hungari dhe ata që ndodhen në vend do të mbyllen në kampin e ndërtuar në kufirin jugor të vendit.
Sipas grupit të të drejtave të refugjatëve Komiteti Hungarez i Helsinkit rreth 400 azilkërkues janë vendosur aktualisht në rrjetin e brendshëm të kampit dhe po përballen me zhvendosjen në kampet kufitare./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...