Hungaria është gati të hap një korridor për emigrantët që të shkojnë në Europën Perëndimore .
Viktor Orban tha se Hungaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë çështje dhe është e gatshme të hapë një korridor për emigrantët që të shkojnë në Austri, Gjermani dhe madje edhe Suedi, por ajo kundërshton përpjekjen e Brukselit për të imponuar opinionin e saj ndaj Hungarisë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Orban tha gjatë fjalimit të tij javor në radion shtetërore Kossuth, se Budapesti i rrethoi kufijtë e tij në vitin 2015 për të parandaluar hyrjen e emigrantëve dhe Greqia, Bullgaria, Spanja, Sllovenia, Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia ndoqën shembullin.
Ai vuri në dukje se migrimi ka qenë në rritje kohët e fundit dhe 92 mijë hyrje të paligjshme në kufi janë parandaluar që nga 1 janari deri në tetor të këtij viti.
Ai tha se kjo shifër ishte 21,000 gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2020.
Duke nënvizuar se Hungaria shpenzoi rreth 600 miliardë forinta hungareze (1.9 miliardë dollarë) për mbrojtjen e kufijve nga buxheti i saj kombëtar, Orban tha se të paktën një pjesë e parave duhet të mbulohen nga BE./arbresh.info/
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim d...
Rama nesër ndan mirënjohje për Stane Gashin si shenjë falënd...