Google ADS

Hungaria do t’i penalizojë OJQ-të që ndihmojnë imigracionin e paligjshëm

17:05 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Hungaria do t’i penalizojë OJQ-të që ndihmojnë imigracionin e paligjshëm

Qeveria hungareze do t’i penalizojë OJQ-të që ndihmojnë në avancimin e emigracionit të paligjshëm, transmeton arbresh.info.

Qeveria do të prezantojë një amandament të njohur si “Stop Soror” para parlamentit që të konsiderohen si akte penale tentativat për avancim të emigracionit të paligjshëm.

Legjislacioni është pjesë e fushatës së qeverisë së Kryeministrit Viktor Orban kundër Xhorxh Soros, një financier amerikan i lindur në Hungari.

Sekretari i Shtetit Csaba Domotor u tha gazetarëve se teksti i legjislacionit të ri do të bëhet publik më vonë gjatë ditës.

Më parë këtë muaj, fondacioni i miliarderit vendosi të mbyllte zyrën e tij në Budapest dhe të shkonte në Berlin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme