Kryeministri hungarez Viktor Orban të mërkurën tha që vendi i tij “do të përdorë forcën” për të mbrojtur kufijtë e tij nëse Turqia do të hap dyert për refugjatët që duan të kalojnë në Europë.
Orban, një kundërshar i vendor i migracionit masiv, i ka bërë këto komente gjatë një paraqitje në HirTv të Hungarisë, transmeton portali arbresh.info
“Javët e ardhshme do të vendosin se çfarë bën Turqia me këta njerëz,” tha Orban, duke iu referuar 3.6 milion refugjatëve sirianë që janë strehuar në Turqi.
Në kulmin e krizës së migracionit në 2015, qindra mijëra migrantë dhe refugjatë hynë në Evropë përmes rrugës Ballkanike. Hungaria, e cila ishte në vijën e parë të asaj vale, zbatoi kontrolle të rrepta kufitare dhe një gardh përtej kufirit të saj.
Turqia pranoi që të merrte sa më shumë refugjatë dhe të lehtësonte barrën për Europën, pasi nënshkroi një marrëveshje me BE-në në vitin 2016.
Megjithatë, Turqia ka marrë një dëmin ndërkombëtare për pushtimin e saj në verilindje të Sirisë, pasi Presidenti amerikan, Donald Trump morri vendim që të tërheq trupat ushtarake.
Javën e kaluar, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar vendet e BE-së se ‘do të hap portat për refugjatët sirianë’. Ai këtë kërcënim e bëri pasi BE e quajti pushtimin e Turqisë në Siri ‘okupim’.
Në varësi të mënyrës se si zhvillohen ngjarjet në javët e ardhshme, Orban tha, Turqia ose do t’i marrë refugjatët e saj “përsëri në Siri ose t’i vendosë ata drejt Evropës”.
“Nëse Turqia zgjedh këtë të fundit, njerëzit që do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë do të pengohen nga masa të rrepta”, tha ai. “Nëse Turqia vendos të hap dyert, atëherë ne duhet të përdorim forcë për të mbrojtur kufirin tonë”, shtoi ai./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...